Misioni dhe Vizioni

Kolegji “Dardania” ofron programe studimore të kualitetit të lartë për studime të ciklit të parë dhe të dytë që përgatit studentët tonë për karrierë të suksesshme profesionale e akademike.

Ne do t’i kontribuojmë përmirësimit të vitalitetit intelektual dhe ekonomik të vendit tonë dhe komunitetit më të gjerë të biznesit përmes programeve akademike, kërkimeve, dhe aktiviteteve me komunitetin.

Partneriteti në fushën ekonomike dhe industriale për shkëmbime të përvojës, punës praktike të studentëve, trajnimeve, projekteve të përbashkëta hulumtuese dhe aktivitetet e tjera janë në mesin e prioriteteve tona më kryesore.

Në një të ardhme të afërt, ne e shohim kolegjin tonë si udhëheqës i arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon me partneritet të plotë dhe i cili do të ofron mësimdhënie dhe hulumtime shkencore të nivelit të lartë, të integruar në familjen e gjerë të universiteteve moderne evropiane dhe në organizatat si Zonat evropiane të arsimit të lartë (European Areas of Higher Education – EHEA) dhe të hulumtimeve (ERA) ku do të japë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe integrimin e proceseve të shoqërisë dhe ekonomisë kosovare.

Kolegji “Dardania” është i përkushtuar dhe i hapur për të gjithë studentët mbi bazën e barazisë dhe të meritës, pavarësisht nga prejardhja e tyre ideologjike, politike, kulturore dhe shoqërore dhe racore;

Kolegji “Dardania” ka për synim që të zhvillojë një arsimim të vijueshëm në mënyrë të vazhduar dhe përzgjedhëse; 

T’i vendos burimet e veta akademike në një kontekst më të gjerë shoqëror dhe të përfshihet në një dialog të përhershëm me mjedisin e tregun e punës; 

Të zhvillojë dhe të nxisë kërkimin në fushat akademike të veprimtarisë së vet.