Marrëveshje Bashkëpunimi

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË MES TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS DHE KOLEGJIT DARDANIA

Kolegji Dardania  dhe Universiteti i Prishtinës në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të datës 20.02.2006 janë pajtuar që së bashku të kontribojnë në arritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Këto dy insitucione e kanë parë të nevojshme këmbimin e profesorëve dhe studentëve në funkcion të avancimit të shkollimit të lartë në Kosovë.
Fushat e bashkëpunimit shtrihen prej këmbimit të kuadrit dhe të studentëve, nëpërmjet të bashkëpunimit në projekte deri te mundësitë për punë kërkimore në interes të përbashkët.

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË MES TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS DHE KOLEGJIT DARDANIA

Pas bisedimeve dhe kontakteve disamuajshe, më 23.03.2007 u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit DARDANIA. Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga  Prof. Dr. Shezai Rrokaj në emër të Universitetit të Tiranës, dhe Rektorit të Kolegjit Dardania. Bashkëpunimi ka të bëjë në shkëmbimin e stafit akademik, të studentëve universitarë dhe pasuniversitarë, vendosjen e bashkëpunimit shkencor në fushat e interesave reciproke, ndihmën e përbashkët në rritjen e kualifikimeve shkencore të stafit akademik, shkëmbimin e eksperiencave të dyanshme në zhvillimin e metodave dhe kurrikulave mësimore, organizimin e simpoziumeve dhe konferencave dypalëshe, programet dhe  projektet e përbashkëta kërkimore, dhe fusha të tjera me interes të dyanshëm.

MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT NË MES TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDER XHUVANI” DHE KOLEGJIT DARDANIA

Kolegjit DARDANIA në vazhdën e sukseseve të tij në arenën rajonale dhe më gjerë, me qëllim të përshtatjes me synimet e përbashkëta për të zhvilluar miqësinë, besimin dhe bashkëpunimin me qëllimet e përbashkëta në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, vendosi urat e bashkëpunimit me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. 
Memorandumi i Bashkëpunimit në emër të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasanit u nënshkrua nga rektori Prof. Dr. Jani Dode, dhe rektorit të Kolegjit DARDANIA

MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT NË MES TË UNIVERSITETIT “MARIN BARLETI” DHE KOLEGJIT DARDANIA

I përqëndruar në bashkëpunim dhe në arritjen e cilësisë duke bërë shkëmbimin e stafit dhe studentëve Kolegjit Dardania më 07.03.2007,pas një takimi i  cili u realizua në mes të përfaqësusesve të Kolegjit Dardania dhe Universitetit Marin Barleti arriti ta nënshkruaj memorandum të bashkëpunimit i cili në emër të Universitetit “Marin Barleti” memorandumi u firmos nga rektori Prof. Dr. Nikolla Dhamo, kurse në emër të Kolegjit DARDANIA firmosi rektori i këtij institucioni.
Ky bashkëpunim parasheh:

  • kontributin e përbashkët në rritjen dhe garantimin e cilësisë në arsimin e lartë;
  • krijimin e klimës së favorshme për ngritjen e cilësisë në punën akademike;
  • shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve në funksion të avancimit të shkollimit    në trevat e banuara me popullatë shqiptare, e në përputhje me Kartën e Bolonjës, për të gjitha nivelet e shkollimit universitarë dhe pasuniversitarë;
  • identifikimin dhe respektimin e vlerave të ndërsjellta;
  • shkëmbimin e bibliotekave, revistave shkencore, monografive, librave dhe botimeve periodike, si dhe punimeve shkencore të pedagogëve midis  universiteteve;
  • shkëmbimin e informacionit mbi veprimtarinë shkencore (sesione, konferenca, simpoziume e veprimtari të tjera duke garantuar pjesëmarrjen e ndërsjellët në këto veprimtari);
  • njohjen e krediteve të fituara nga studentët në lëvizjen horizontale dhe vertikale, si dhe diplomat për shkollimin e mëtejshëm, vetëm pas ekuivalentimit të programeve studimore;
  • bashkëpunimin në projekte me interes të përbashkët kërkimor studiues, si dhe në zhvillimin e kurrikulave etj.

MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT NË MES TË TEXAS A&m UNIVERSITY, College Station, Texas DHE KOLEGJIT DARDANIA

Me 21 Maj 2009, Kolegjit Dardania nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Texas A& M University. Nënshkrimi i këtij memoranudumi do të sjellë benefite të shumta dhe të dyanshme si për studentët ashtu edhe për personelin akademik të KD.

MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT NË MES KOLEGJIT DARDANIA DHE TMK

Kolegji në kuadër të bashkë-punimit reciprok me Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke u bazuar në interesa të përbashkëta të shoqërisë kosovare është shprehur i gatshëm që me kuadrot e veta profesionale të jap kontributin e vet sa herë që paraqitet ndonjë interes nga ana e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Në Memorandumin e Bashkëpunimit të datës 10.03.2005 është paraparë që mënyra e bashkëpunimit të përcaktohet dhe të definohet sipas marrëveshjeve të posaçme.

MEMORANDUM MIRËKUPTIMI NË MES TË INSTITUTI I STUDENTËVE NGA GJITHË BOTA PËR NDËRTIM TË PAQES DHE DEMOKRACISË SË EVROPËS JUG-LINDORE (SWIPD) DHE KOLEGJIT DARDANIA

Kolegjit Dardania nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Institutin e Studentëve nga Gjithë Bota për Ndërtim të Paqës dhe Demokracisë së Evropës Jug-Lindore me të cilën parashihet që Instituti i Studentëve nga Gjithë Bota (SWIPD) të shërbejë si një kotraktor i Kolegjit Dardania duke formuar kurse në fusha të veçanta për studime dhe ndërtim paqeje dhe demokraci.

Kolegji Dardania do të rekrutojë studentët më të mirë. Sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit SWIPD do të organizojë trajnime intenzive me ushtrime praktike, ndërsa pas përfundimit të kursit studentët do të pajisen me çertifikata të lëshuara nga Kolegji Dardania dhe Universiteti Amerikan në Washington D.C. Marrëveshja për Bashkëpunim është pesë vjecare. Ky afat mund të zgjatet nëse palët pajtohen për një gjë të tillë.
Kjo Marrëveshje e Mirëkuptimit është firmosur më 30.03.2005.

MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT NË MES KOLEGJIT DARDANIA DHE MINISTRISË SË FORCËS SË SIGURISË KOSOVËS

Kolegji në kuadër të bashkë-punimit reciprok me Ministrinë e forcave të sigurisë së Kosovës, ripërtriu memorandumin e bashkëpunimit me datë 13 tetor 2010, nënshkruar nga rektorja e Kolegjit Dardania, Prof.Dr.Gjyldane Mulla në njërën anë, dhe nga sekretari i përgjtihshëm i Ministrisë së FSK, Dr.Shkelzen Sylaj në anën tjetër.
Ky memorandum është i bazuar në interesa të përbashkëta të shoqerisë kosovare, duke u shprehur të gatshëm që me kuadrot e veta profesionale të jap kontributin e vet sa herë që paraqitet ndonjë interes nga ana e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT NË MES UNIVERSITETI DARDANIA DHE MINISTRIA E DREJTËSISË – SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS

Me 24 Maj 2011, Universiteti Dardania përfaqësuar nga rektorja Prof.Dr.Gjyldane Mulla, si dhe Ministria e Drejtësisë – Shërbimi korrektues i kosovës, përfaqësuar nga Resmi Hoxha Komisar, nënshkruan marrëveshjën e bashkëpunimit në mes veti. Përveç tjerash memorandumi parasheh ofrimin e mësimit praktik të studentëve në këtë institucion.

MEMORANDUMET E BASHKËPUNIMIT ME ORGANIZATAT E NDRYSHME

Universiteti Dardania në vazhdën e sukseseve të saj ka arritur që të këtë bashkëpunime me institucionet dhe kompanitë më të sukseshme të vendit. Këto bashkëpunime janë realizuar falë bashkëpuntorëve të ngushtë të universitetit. Për momentin universiteti Dardania numron një numër rekord të bashkëpunimeve të cilat janë të fushave të ndryshme dhe të cilat kanë të bëjnë në mënyrë direkte me veprimtarinë e institucionit. 
Angazhimi dhe suksesi i treguar i studentëve të cilët kanë mbajtur pjesën praktike në këto institucione tregon më së miri për cilësinë gjatë studimeve dhe njëkohësisht kjo pikë e stimulon Uniuversitetin Dardania që të ngërthej në vete një numër sa më të madhë të institucioneve bashkëpunuese në mënyrë që studentët përpos rrafshit teorik të kenë njohuritë e nevojshme edhe në rrafshin praktik.

Universiteti Dardania gëzon bashkëpunim me:

Më 30.03.2007 Universiteti Dardania zyrtarisht nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me Kasabankën. Në kuadër të këtij bashkëpunimi parashihet që studentët e fakulteti ekonomik të Universiteti Dardania të kryejnë punën praktike pran këtij institucion bankar.

Universiteti Dardania me datë 16.06.2010 nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Bankën Ekonomike . Kjo marrëveshje ka si objekt vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë midis palëve, me qëllim aftësimin studentëve nëpërmjet kryerjes së punës praktike pranë Bankë Ekonomike si dhe bashkëpunimin në fusha të tjera me interes dypalësh.

Po ashtu Universiteti Dardania gëzon bashkëpunim  edhe me ndërmarrjen “Eurokos” ku  më 23.04.2008 u nënshkrua bashkëpunimi në mes të përfaqësueseve të dy institucioneve.
Universiteti Dardania ka memorandum bashkëpunimi me ndërmarrjen “Pestova” të nënshkruar me 24.04.2008.

Duke e parë interesimin e studentëve për mbajtjen e praktikës në institucionet arsimore Universiteti Dardania më 08.05.2008 zyrtarisht lidhi bashkëpunim me Drejtoratin për Arsim dhe Kulturë të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Meqenëse udhëtimet e ndryshme janë shumë të mirëseardhur për të gjithë studentët e posaqërisht në qoftëse ky udhëtim përpos njohjes me kulturën e vendit në fjalë ofron  edhe punësim sezonal, Universiteti Dardania ka krijuar bashkëpunime me DiscoverAmerica- Kosova e cila zyrtarisht është edhe anëtare e CIEE (council on internacional education exchange) dhe përmes kësaj zyre studentëve të Universiteti Dardania ju mundësohet që të udhëtojnë dhe të punojnë në Amerikë në periudhën sezonale. Ky memorandum u nënshkrua nga zyrtarët  e të dy institucioneve më 31.12.2008. 

Universiteti Dardania gëzon memorandum të mirëkuptimit edhe me Doganën e Kosovës, memorandum i cili u nënshkrua më 20.12.2008 dhe përmes të  cilit parashihet që të ketë shkëmbim aktiv të studentëve me qëllim të kryerjes praktike pranë këtij institucioni.
Meqenëse Universiteti Dardania ofron programe studime në fusha të ndryshme atëherë është e nevojshme që të ketë edhe bashkëpunim me kompani të ndryshme të cilat mirren drejtëpërdrejt me sektorët e veçantë të fushave ekonomike. 

Si rrjedhojë Universiteti Dardania tani më gëzon bashkëpunim edhe me Kompanin e Sigurimeve Dukagjini. Ky memorandum u nënshkrua më 10.12.2008 dhe parasheh që studentëve të iu mundësoi aftësim në fushat përkatëse me mbikqyrje të specialistit të kompanisë.

Gjatë studimeve studentët janë të njoftuar me funksionimin e organizatave, kompanive, korporatave si dhe shoqërive akcionare. Për këtë qëllim Universiteti Dardania tanimë ka nënshkruar memorandum bashkëpunim në mes të Shoqërisë akcionare “Virgjinia”, ku studentët në mënyrë direkte kanë mundësi që të njoftohen me organizimin dhe funksionimin e kësaj shoqërie akcionare përmes kryerjes së praktikës pranë këtij instucion,.

Memorandumet e bashkëpunimet në mes Universitetit Dardania dhe shoqërive akcionare nuk mbarojnë me kaq, sepse institucioni ynë gëzon bashkëpunim edhe me:
Shoqërinë akcionare “Tregtia”
Shoqërinë akcionare “Ereniku”
Shoqërinë akcionare “Industria”
Shoqërinë tregtare “Ald”
Shoqërinë tregtare “Dina-R”

Ku përmes këtyre bashkëpunimeve studentët kanë mundësi të njoftohen me ecurinë e punës dhe të aktiviteve të këtyre shoqërive akcionare.
Gjithëmonë duke iu referuar ngritjes së cilësisë dhe duke i marrë parasyshë kërkesat  e tregut të punës Universiteti Dardania më 12.12.2008 ka lidhur memorandum bashkëpunimi edhe me Trustin Pensional.

Interesimi i të rinjëve për të kryer praktikë në kompanitë më të njohura dhe më të sukseshme të vendit ka bërë që Universiteti Dardania në vazhdën e sukseseve të saj të ketë bashkëpunim edhe kompaninë më të sukseshme në Kosovë  “Ipko”. 
Kjo marrëveshje ishte e mirëseardhur si nga përfaqësuesit e kompanisë Ipko po ashtu edhe nga zyrtarët e Universiteti Dardania e posaqërisht studentëve.

Në kuadër të Universiteti Dardania funksionon edhe fakulteti i psikologjisë i cili për studentët e tij ka menduar që ti aftësoi në fushëm praktike në qendrën Mediko- Psikoterapike Labyrinth” me të cilën ka edhe bashkëpunim afatëgjatë. Ky memorandum u zyrtarizua më 05.06.2009

Universiteti Dardania dhe REA Prishtina , nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me datë 15.02.2011. Kjo marrëveshje ka si objekt vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë midis palëve, me qëllim aftësimin studentëve nëpërmjet kryerjes së punës praktike përmes REA PRISHTINA si dhe bashkëpunimin në fusha të tjera me interes dypalësh.

Universiteti Dardania gëzon memorandume mirëkuptimi edhe me këto organizata:

Terre Des Hommes – International N.G.O
Instituti i Politikave Sociale – Divizioni i Këshilltarëve të shërbimeve Sociale
Klubi Dëshira – Qendra ditore për rehabilitimin e personave me probleme mendore
SOS Fshatrat e fëmijëve të Kosovës etj.