Zyra e Karrierës

Në kuadër të Kolegjit DARDANIA funksionon Zyra e karrierës, si sektor i veçantë i qendrës së shërbimeve të studentëve të Kolegjit. Zyra e karrierës funksionon ngushtë me zyrën për qështje studentore.

Misoni i funksionimit të zyres së karrierës është që studentëve të Kolegjit DARDANIA si gjatë studimeve ashtu edhe pas diplomimit t'i ndihmojë në identifikimin, planifikimin dhe arritjen e karrierës së preferuar profesionale.

Vlen të përmendet se zyra e karrierës ofron ndihmë edhe për maturantët të cilët vijnë të informohen dhe këshillohen rreth jetës studentore. Me këtë rast ekipi i zyrës së karrierës bënë identifikimin e prirjeve të studentëve, motiveve dhe interesimeve të tyre rreth fushave të ndryshme të studimit. Zyra e karrierës u jep studentëve këshilla rreth arritshmërisë së suksesit profesional.

Me një fjalë objektivat kryesore të Zyrës së Karrierës në Kolegjin DARDANIA janë përkujdesja dhe ndihmesa që u ipet maturantëve të kalojnë nga jeta e shkollimit të mesëm në jetën studentore dhe nga ajo studentore-akademike në jetën profesionale.
Kjo do të thotë që ne i përcjellim në kontinuitet arritjet e studentëve tanë që nga momenti i regjistrimit e gjerë në diplomim dhe pas diplomimit të tyre.
Zyra e karrierës ka një sërë programesh me anë të të cilave arrin ta përmbush misionin e vet.

Zyra e karrierës ka një sërë memorandumesh bashkëpunimi, si me institucione publike, ashtu edhe me organizata dhe kompani të ndyshme private vendore, ku studentët e Kolegjit DARDANIA kanë mundësi të mbajnë praktikë, gjë e cila u ndihmon të ngriten profesionalisht duke filluar hapat e parë të karrierës profesionale.

Në përkrahje të ndihmës financiare të studentëve të Kolegjit DARDANIA qysh nga themelimi i institucionit, funksionon edhe programi Work & Study; qëllimi i këtij programi është që studentëve t’i mundësohet të punojnë me gjysmë orari në disa nga shërbimet e Kolegjit, siç janë: biblioteka, qendra kompjuterike, zërimi, mirëmbajtja teknike, mirëmbajtje të webfaqes dhe rrjetit lokal elektronik të Kolegjit, zyra e regjistrimit, qendra e kopjimit, asistencë administrative, në bufeja e Kolegjit etj.

Përzgjedhja e studentëve bëhet në bazë të nevojës për ndihmë financiare dhe aftësive të studentit. Kriteri i parë  verifikohet në bazë të dokumentacionit të studentit, ndërsa kriteri i dytë verifikohet në intervistat që në veçanti  mbahen me një numër të caktuar të aplikuesve pas përzgjedhjes në bazë të kriterit të parë.
Shuma e fituar e të hollave nga programi Work & Study, u kompensohet në shumën e pagesës së shkollimit të studentit.

Një shërbim tjetër që funksionon në kuadër të Zyrës së karrierës është edhe programi Work & Travel, i cili u ka mundësuar studentëve punësim sezonal katër mujor në Amerikë, përmes këtij programi disa studentë kanë përfituar përjetimin e një diversiteti kultoror, avancimin e gjuhës angleze, bartjen e eksperiencave të fituara nga kompanitë amerikane si dhe përfitimin material me anën e të cilave studenti ka mundësi t’i paguaj studimet e veta. 

Kolegji DARDANIA gjithashtu ka memorandum bashkëpunimi edhe me Zyrën qendrore gjermane për punësim (ZAV). Përmes këtij programi, studentëve të Kolegjit u mundësohet që të kalojnë një pushim semestral në Gjermani, gjatë kësaj kohe studenti do të ketë mundësi të punojë, të përfitojë njohuri mbi kulturën gjermane, të avancojnë gjuhën gjermane si dhe të bartin eksperiencat e përfituara nga një vend i industrializuar, në kohën kur Kosova është një shtet i ri në zhvillim. 

Në kuadër të zyrës së karrierës është në inicim e sipër edhe një program i ri, i cili, do të ketë mundësi për t'i përcjellur dhe për t'u përkujdesur edhe më tutje për studentët që diplomojnë në Kolegjit DARDANIA. Objektivat kryesore të këtij programi janë:

  • T'i ndihmoj studentëve për të kaluar nga jeta akademike në atë profesionale;
  • T'i ndihmoj studentët të planifikojnë, identifikojnë, përpunojnë dhe realizojnë qëllimet e karrierës dhe fushatën për kërkimin e vendit të punës;
  • Të ofrojë informata aktuale për mundësitë për punësim dhe praktikë
  • Të ofrojë informata aktuale për tregun e punës;
  • Të organizojë ngjarje që u mundëson studentëve të krijojnë lidhje dhe të realizojnë intervista me punëdhënësit;
  • Të nxisë dhe të mbajë partneritet aktiv, të vazhdueshëm dhe afatgjatë me departamentet akademike për të siguruar shkëmbime cilësore mes Zyrës së karrierës, komunitetit akademik dhe punëdhënësve brenda dhe jashtë kufijëve të Kosovës.