Të arriturat dhe qëllimet

-

Falë përpjekjeve të Presidentit të Kolegjit dhe stafit akademik të Kolegjit, për një kohë të shkurtër, është bërë i mundur realizimi i projekteve të ndryshme dhe në veçanti aplikimi i metodave më të avansuara të mësimdhënies dhe vlerësimit të punës së studentëve si dhe programet më bashkëkohore të lëndëve mësimore.
Me qëllim që të përballohen sfidat e ndryshimeve të shpejta të vendit, qëllimi primar i Universitetit është transformimi i këtij institucioni në një qendër të fuqishme të arsimimit për zhvillim dhe punë shkencore.

QËLLIMET E KOLEGJIT DARDANIA

Në realizimin e misionit te tij, Kolegji ka këto qëllime:

  • Të tërheq studentë me kualitet dhe potencial te lartë;
  • Të rekrutoj dhe zhvillojë staf cilësor të cilët do të marrin përgjegjësinë për planifikimin, përkrahjen dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative dhe kërkimore të Kolegjit në mjedise multidisciplinare për të avancuar profilin regjional të Kolegjit;
  • Të ofrojë programe edukative të kualitetit të lartë dhe të inkurajojë ligjërim dhe mësim të kualitetit të lartë në një mjedis prosperues në kërkime që është njëkohësisht i përshtatshëm dhe rigoroz;
  • Të ndërmerr e sigurojë kërkime cilësore shkencore dhe hulumtimeve aplikative;
  • Të kërkojë inovacione në programe, dizajnim të kurrikulumit, dhe metodat e mësimit përmes mësimit interaktiv, kërkimeve dhe praktikës;
  • Të operojë sistem të mësimit, ligjërimit dhe vlerësimit që lejon studentët të fitojnë dhe/ose të zhvillojnë njohuritë dhe kompetencat adekuate për edukimin dhe/ose karrierën e zgjedhur;
  • Të mbajë dhe zhvillojë marrëdhënie të mira me institucionet akademike të vendit dhe regjionit për të maksimalizuar mundësi të reja;
  • Të kërkojë efikasitet në menaxhim, në programet e ofruara dhe në administrim.